Kryebashkaki i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar Teatrin e Ri Kombëtar dhe parametrat që do të ketë ai.

Sipas Veliajt Teatri i Ri do të jetë 8 mijë e 930 metra katrorë, 6- fishi i të vjetrit që kishte në hipotekë vetëm 1250 m2.

Veliaj thotë se Teatri i Ri do të ketë sallë të madhe me 650 vende kapacitet, dy auditore black-box dhe një sallë verore mbi tarracë.

Po ashtu Teatri i Ri do të ketë edhe skenën më të madhe në Shqipëri si dhe e shoqëruar me ambiente ndihmëse të bollshme.

”Bëhet fjalë për një Teatër 8 mijë e 930 metra katrorë. Në hipotekë i vjetri kishte vetëm 1250 m2.
3 fish krahasuar me ekzistuesin, por 6-fish nga ai që ishte.
Për pjesën e zonës artistike do keimi 4 auditorë, një i madh sallë qëndrore 650 vende, 750 m2 vetëm auditore. Black- box, me shfaqje intimitet me shije të rafinuar me 15o vende.
250 vende një black-box tjetër.
Një auditor në tarracë që do e shfrytëzojmë tarracën si teatër veror me 380.
630 m2 skena më e madhja në Shqipëri. Kurse pjesa e qëndrimit të aktorëve, 520 m2. Në një vend ku do të kenë komoditet por dhe hapësirë për ndërrim kostumesh. Ambiente ndihmëse vetëm për skenën. 1750 m2.
Një shesh i mbuluar, këndi që krijon papioni në pjesën e poshtme do të jetë shesh dhe do të përdoret për koncerte. Përdor ngrehinën e re të Teatrit si strehë.
Do ketë zonë publike 450 m2. Ambient pritje dhe ambient ndihmëse 180 m2. Funksionet e kateringut. Teatri aktual kishte 8 lokale dhe përdornin për kafe dhe raki. Do ketë një recepsion, ndihmës, pritje për ambasadorët etj.
Do ketë ambiente të përbashkëta, shkallë, korridore 855 m2. Depo 300 m2. Do ketë hapësirë për administratën 400 m2, sipërfaqje zgjerimi nëse do të duhen më shumë zyra 520 m2. Kjo është skeda teknike.”- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: