Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se 10 mijë fermerë kanë aplikuar deri tani për të përfituar përgjysmimin e çmimit të karburantit. Deklaratat Veliaj i bëri gjatë një takimi me fermerët e zonës së Rrogozhinës.

Ai ndau me fermerët e Rrogozhinës edhe një propozim, që bashkitë e Tiranës, Vorës, Rrogozhinës, Kavajës dhe Kamzës të bashkëpunojnë mes tyre për t’i ardhur në ndihmë sektorit të bujqësisë.

“Propozimi im është që, Rrogozhina dhe 4 bashkitë e tjera të qarkut të Tiranës, të bëjmë një marrëveshje dhe secili prej nesh me mjetet e veta, t’i çojmë aty ku ka nevojë. Ne si bashki, që kemi eskavatorë, mund t’i sjellim të shërbejnë këtu. Të përgatisim një marrëveshje kuadër, ku themi, kjo është një flotë e përbashkët, dhe flota shkon aty ku ka nevojë. Nëse Tirana ka pak nevojë dhe i ka të lira mjetet e saj, mund t’i çojmë të gjitha mjetet aty ku prodhohet”, sqaroi Veliaj për fermerët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb