Kopshti “Sunny Hill” në njësinë nr 5 në kryeqytet është pothuajse gati që të mikpresë 300 fëmijë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video nga kopshti i rindërtuar pas tërmetit i cili do të ofrojë kushte dhe standarde të larta për edukimin dhe rritjen e të vegjëlve në kryeqytet.

“Mirëmëngjesi nga kopshti “Sunny Hill”, i cili për pak ditë do të jetë gati për të pritur vogëlushët”, shkruan Veliaj.

Një kontribut të rëndësishëm për kopshtin ka dhënë dhe këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa e cila pak kohë më parë e vizitoi personalisht atë bashkë me kryebashkiakun Veliaj.

Pikërisht me fondet e mbledhur nga fushata e organizuar nga fondacioni i Dua Lipës, është mobiluar edhe kopshti i ri.

Një nga nismat e para të kryebashkiakut Veliaj me marrjen e detyrës ishte dhe rehabilitimi i çerdheve dhe kopshteve ekzistues dhe ndërtimi i atyre të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: