TIRANE– Kryebashkiaku i Tiranësm Erion Veliajm ka publikuar një video ku tregohet projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj shkruan “Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian”.

Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët, si dhe do ketë një hapësirë prej 750 metra katrorë auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.

Në projekt është parashikuar një skenë teatri prej 630 metra katrorë dhe dy salla “Black Box” prej 200 metra katrorë secila.

Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katrorë që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj.

Godina është organizuar me dy pjesë, ku njëra i është dedikuar tërësisht administratës dhe aktorëve dhe pjesa tjetër publikut.

Projekti është prezantuar nga një studiot ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb