Kryebashkiaku Veliaj ka ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga turistët e shumtë që këto ditë shtatori kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën.

Grupe turistësh, sportitë, çiklistë, por dhe turistë individualë kanë vendosur që të vijnë në Tiranë për t’u njohur jo vetëm me historinë e qytetit, por dhe me kulinarinë e pasur ballkanase.

“MIRËMËNGJES
dhe me turistët kuriozë që shijojnë Tiranën këto ditë shtatori, ju uroj një të diel të qetë”- shkruan Veliaj krahas videos, ku duket vrulli i turistëve të huaj në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: