Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka festuar rezultatin e Partisë Socialiste në Njësinë 10 në kryeqytet.

Teksa u shfaq me ekipet e PS në Njësinë 10, Veliaj i shprehu mirënjohjen dhe falënderimit Fatmir Xhafajt, deputetit që përfaqëson këtë zonë.

Veliaj gjithashtu i bëri thirrje komisionerëve që të mos e ndërpresin numërimin, por i nxiti të vijojnë që të kemi një rezultat të shpejtë në të gjithë Shqipërinë.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që është rezultati i jonë i parë zyrtar në Njësinë 10. Një falenderim i veçantë Fatmir Xhafajt dhe frymëzimit që ai dha për ekipin dhe punës me dedikim. Dua të ndaj disa konkluzione. Kemi pasur një natë të gjatë dhe dua të ofroj kolegët e medias për të gjithë angazhimin. Sot gjatë ditës do të kemi fitore të ngjashme, po përgatitemi për fitore në 42 njësitë e Tiranës. Dua të ftoj të gjithë ata që janë përfshirë në procesin e numërimit ti shkojnë deri në fund. Jam me mendimin e opozitarëve që votat duhet të numërohen.

Kërkoj kortezi edhe për numëruesit e palës tjetër, sa më shpejt të mbyllet ky proces aq më shpejt ne do të përveshim mëngët dhe ti rikthehemi punëve të mira. Për ata që votuan masivisht, në Njësinë 10, i falenderoj nga zemra që zgjodhën të na jepnin një mandat të fortë për Njësinë 10. Për ata që nuk na votuan them që do i shërbejmë me respekt dhe do të jemi aty për ta, pavarësisht bindjeve dhe votës tuaj.

Jemi këtu për ta administruar këtë fitore me përulësi. Duke filluar nga ata që shërbejnë në njësinë vendore, ka ardhur koha t’i shtrijmë dorën atyre që janë përballë, ata nuk janë armiqtë tanë, janë shqiptarë me bindje ndryshe nga e jona. Ne të gjithë jemi një. Mezi pres që nga mbyllja e kësaj fushate për të pasur votat dhe mandatin për të qeverisur do të doja të nisnim një tjetër fushatë. Shumë faleminderit të gjithëve!”, u shpreh Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb