Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës në një lidhje live për News24 është përgjijgur për dy shqetësime kryesore të qytetarëve në situatën me koronavirus, ujin dhe plehrat.

Ai ka thënë se regjimi i ujit nuk ka ndryshuar kurse për plehrat ka kërkuar më shumë angazhim nga qytetarët që mos bëjnë foto dhe t’i çojnë në portal por t’i lidhin afër koshit apo kazanit deri kur makina të vijë t’i marrë.

 

”Më rezulton që kishim një rrjet skandaloz të ujit të pijshëm. Regjimi i ujit është shtuar jo të jetë pakësuar. Kemi 14 orë ujë. Në disa zona 24 orë. Por të mbash Bovillën 24 orë do të thotë të lësh atë vetëm të rrjedhë. Që të ndryshohet regjimi i ujit duhet mbledhur Bordi tre ditë para. Regjimi është po ai. Ata që hoqën depozitat për tërmetin dhamë leje që t’i rivendosin poshtë pallatit.

 

Ajo që shoh është që Tirana është shtuar, sidomos Astiri, Fresku, zonat që kanë pasur më shumë për pastrimin.

Do të dëgjoj akoma më shumë, por sjellja qytetare nuk është bëj foto dhe çoje në portal. Plehrat t’i vendosin në kosh dhe makina do rikthehet pas një ore. Koha të bëjmë histori jo histeri. Trimi i mirë që rri në divan bëhet hero.

Secili të bëjë të vetën dhe do bëjmë atë që kemi bërë në çdo situatë fatkeqësie. Është një moment që qyteti të dalë më i mirë, më solidar, më bashkëpunues.”- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb