Kryebashkiaku Erjon Veliaj njofton përmes nje njoftimi ne  rrjetet sociale se linja e re e transmetimit që lidh Ujëmbledhësin e Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit ka përfunduar dhe është gati për kryerjen e lidhjeve finale të pikave të takimit duke dyfishuar prurjet për Tiranën.

“Një ditë historike për ujin në Tiranë! Pas 5 viteve investime, nisim sot kalimin nga rrjeti i vjetër tek i riu që dyfishon prurjet në Tiranën e rritur me 1 milionë banorë! Kollaj të shash, më vështirë të bësh – atë që s’është bërë prej dekadash! Flm për mirëkuptimin”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb