Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sfidoi Partinë Demokratike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke thënë se në zgjedhjet lokale që po afrojnë do të fitojnë bindshëm.

Në mbledhjen me anëtarët e PD të larguar, Veliaj përmendi disa statistika në Tiranë në dallim me vitet e kaluara.

Kryebashkiaku tha se këtë vit qyteti i Tiranës ka pasur vetëm 7 vrasje, duke thënë se po jetojmë në kohën e sigurisë më të lartë.

“Tirana në këtë vit në 1 mln banorë ka pasur vetëm 7 vrasje, viti më i mirë i Tiranës për kriminalitetin dhe 4 janë komplet çështje familjare, ai rasti i hajvanit që mori në qafë vajzën te Spitalet, dhe ai  i çmenduri në Don Bosko. Në Londër vetëm të vrarë me thika janë 47.

Në Tiranë po jetojmë në kohën e sigurisë më të lartë. Se po ishe në gjumë, s’punon dot. ” tha Veliaj.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb