Në takimin me përfaqësues te shërbimit ‘taxi’ në Tirane, kryebashkiaku Erion Veliaj, rrëfeu edhe për një takim qe kishte pasur sot me legjendën e Milanit, Gennaro Gattuso.

Veliaj tha se me ish kapitenin e Milanit kishte shkëmbyer disa ide që sporti në vend të mos jetë më biznesi i llumit, por i elitës.

“Teksa po nisesha për këtu, u takova me Gennaro Gattuson – kush është tifoz i Milanit e njeh – me te cilin kemi disa ide të mira. Mund të bëjmë që edhe sporti shqiptar, në vend që të jetë biznesi i llumit, të bëhet biznesi i elitës, sipërmarrja e elitës, e djemve dhe e vajzave të shkëlqyer. Kemi shumë nevojë që edhe në sport të bëjmë të njëjtin modernizim që kemi bërë me floten e taksive elektrike. Kur shikon se me sportin shqiptar, në vend që të merret “kremi”, merret llumi, mendoj se sikurse kemi bërë reformën në shumë vende të tjera, duhet të vëmë dorë dhe aty”, tha Veliaj.

Foto

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: