TIRANË

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e Covid-19, të themeluesit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se Hysenbelliu ishte njeri me guxim, duke vlerësuar punën e tij në dy televizione të rëndësishme në vend.

“Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të.

Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!”, shkruan kryebashkiaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: