Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka takuar një tjetër mik të tij në Amerikë, Michael Granoff, drejtuesin e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan. Veliaj shkruan në Twitter se i tregoi atij ecurinë e transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim, Michael Granoff në Nju Jork, drejtuesin vizionar të Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan!

Hidhini një sy Piramidës, për të parë se si @The_AADF, Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Tiranës po e transformojnë atë në qendrën kryesore IT për të rinjtë në Ballkan”, shkruan Veliaj në Twitter, teksa bashkangjitur ka vendosur edhe një artikull që prestigjiozja The Economist i ka dedikuar tranformimit të Piramidës së Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb