TIRANE – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se Këshilli Bashkiak pritet të votojë sot pasdite projektvendimin, i cili u mundëson të gjithë të rinjve që kanë një ide për të hapur një biznes në Tiranë, që të operojnë me taksa zero në muajt e parë, deri sa ata të hyjnë në treg.

Gjatë fjalës së tij në çeljen e Festivalit të Ideve Rinore 2016, kreu i Bashkisë së Tiranës, nxiti të gjithë të rinjtë e shkollave të Tiranës që të guxojnë dhe të vënë në jetë idetë e tyre.

“Ne si Bashki e Tiranës do të kemi një propozim sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që për të gjithë djemtë dhe vajzat që krijojnë një kompani të re, taksat në Bashkinë e Tiranës të jenë zero në muajt e parë deri sa kjo kompani të ketë marrë veten dhe të ketë testuar në këto hapa të parë nëse funksionon ose jo. Vetëm pasi të kenë kaluar muajt e parë atëherë do të ketë mundësi të paguaj taksa, por deri sa të kaloj fazën e vet të inkubatorit, pra të testimit të idesë apo të projekteve në treg, taksat në Bashkinë e Tiranës për të gjithë ata do jetë zero. Sa më shumë të kemi djem dhe vajza të rinj në këtë qytet që besojnë se të qenurit nxënës i mirë nuk është humbje kohe, të studiosh arsimin profesional ku mëson një zanat nuk është humbje kohe. Ka pa fund vend për djem dhe vajza që kanë kurajë, që kanë ide, që janë inovatorë dhe që arrijnë suksesin pavarësisht pengesave.”- deklaroi Veliaj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: