22 familje në rrugën “A. Z. Çajupi” në Njësinë 5 jetonin prej vitesh në një pallat të amortizuar, por tashmë situata për ta ka ndryshuar. Kjo falë “Fondit të komuniteteve”, një projekt i nismuar nga Bashkia e Tiranës, dhe bashkëpunimit mes komunitetit e administratorit të pallatit, realiteti për këta banorë ka ndryshuar tërësisht.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u njoh nga afër me transformimin e pallatit, pas aplikimit në Fondin e Komuniteteve, çka ka përmirësuar ndjeshëm edhe jetën e banorëve. “Jam shumë krenar për banorët e këtij pallati. Dikush mund të thotë: ç’punë ka kryetari i bashkisë me një pallat, Tirana ka 5 mijë pallate. Çështja është se po nuk dhamë një model, nuk kemi se si ta kopjojmë këtë që ka ndodhur me këtë pallat, në 5 mijë pallatet e tjerët të qytetit. Do të thotë, se me pak mukajet dhe bashkëpunim nga 22 familje, duke dhënë gjysmën ata dhe gjysmën bashkia, me Fondin e Komuniteteve, mund ta kthejmë një ndërtesë të degraduar 20-vjeçare me standarde të ndërtimit të rrumpallës të viteve ’90, në një shtëpi në mes të Bllokut, vlera e së cilës shkon në 2 mijë euro metri katror”, tha Veliaj.

Mes të tjerash Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të caktojnë sa më parë administratorët e pallateve të tyre dhe përmes tij të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komuniteteve”. “Ftesa ime për banorët dhe duarartët e tjerë që duan të imitojnë atë që ndodhi me banorët në rrugën “Çajupi”, është të aplikojnë pranë bashkisë. Gjysmën e fondit Bashkia, gjysmën e fondit banorët, arrijmë t’i shtojmë deri në 30% vlerën pallatit. Siç e thanë edhe banorët, për 2-3 vjet, edhe investimi i tyre, vetëm prej veshjes me kapotë, kursen shpenzimet për energji”, tha Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb