Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur zgjedhjen e Kancelarit të ri të Austrisë Alexander Schallenberg. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Veliaj ka uruar Schallenberg për postin e ri, teksa ka ndarë edhe foto të takimit të mëparshëm në Tiranë kur Kancelari mbante postin e ministrin e Jashtëm të Austrisë.

“I lumtur të shoh mikun tim Alexander Schallenberg në krye të Austrisë mike, si Kancelari i ri Federal. Kujtoj takimet tona në Tiranë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor,” shprehet ndër të tjera Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb