Sportisti i ekipit të Tiranës Zelimkhan Abakarov i dha Shqipërisë medaljen e parë të artë botërore në Mundje. Ai triumfoi në finalen e peshës deri 57 kilogramë në stilin e lirë, e zhvilluar këtë të shtunë në Beograd.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar Abakarovin për rezultatin e jashtëzakonshëm të arritur dhe trajnerin e tij.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi me nënshtetësi shqiptare i KS Tirana, shpallet kampion bote në Kampionatin Botëror të Mundjes – Beograd 2022. Faleminderit Leonard Çakmashi, për kontributin si trajner! KRENARË per ty Zelimkhan!”, shkruan Veliaj.

Suksesi 7-2 u arrit përballë amerikanit Tomas Gilman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb