TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka nënvizuar se policia bashkiake vijon aksionin e saj për lirimin e vendeve të parkimit të përvetësuara pa të drejtë.

Në postimin e tij, ai shkruan se aksioni i policisë ka vijuar edhe në heqjen e tabelave të palejuara në shtyllat e tensionit.

“Policia Bashkiake në aksionin për lirimin e vendparkimeve të përvetësuara, heqjen e tabelave të palejuara në shtyllat e tensionit etj”, shkruan Veliaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: