TIRANE – Nga viti i ardhshme fëmijët e Tiranës do të kenë një Kopsht te ri Zoologjik e Botanik. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj i cili theksoi ndër të tjera se do ta kthejë këtë zonë në një nga hapësirat më të frekuentuara për familjet e kryeqytetit.

Gjatë një takimi me të vegjlit e qytetit në mjediset aktuale të Kopshtit Zoologjik, me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e tyre për mbrojtjen e kafshëve, Veliaj tha se në buxhetin e bashkisë do të parashikohet një fond i veçantë për këtë projekt. Projekti parashikon lidhjen e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, duke krijuar një hapësirë të vizitueshme, me një sipërfaqe katër herë më të madhe. Ndryshe nga sot, vetëm me një biletë, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë një shumëllojshmëri speciesh, në mjedise me standarde evropiane kujdestarie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kopshti Zoologjik është vërtet i madh, më i pastër dhe më i mirë, por për ta bërë edhe më të mirë na duhet një hapësirë një çikë më e madhe. Prandaj, do të bashkojmë zonën e Kopshtit Zoologjik me Kopshtin Botanik, pra që edhe bota e bimëve, edhe bota e kafshëve, të jenë të përziera me njëra-tjetrën, dhe jo të ndara me gardhe dhe me bileta. Pra, me një biletë do të kemi mundësi të shkojmë deri në fund të Kopshtit Zoologjik, dhe pastaj të kalojmë kodrën dhe të futemi prapë në një hapësirë tjetër të gjelbër, që është Kopshti Botanik. Do të kemi një hapësirë 4 herë më e madhe se kjo që kemi sot”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb