TIRANË- I ftuar sot në Komisionin e Medias nga deputetët e maxhorancës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka debatuar me deputeten demokrate, Albana Vokshi, mbi projektin e Teatrit të ri Kombëtar, duke deklaruar se ashtu si çdo projekt tjetër i sulmuar nga Partia Demokratike do të dalë edhe më i bukur.

Veliaj Komision (1)

Ai solli rastin e projektit të këndit të lodrave te liqeni Artificial, atë të Pazarit të Ri dhe sheshit “Skënderbej”, të cilët edhe pse u sulmuan ashpër nga PD rezultuan si projektet më të mira që kanë marrë çmime dhe vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Veliaj Komision (6)

“Çdo projekt që ju keni sulmuar ka dalë më i bukur, ndaj sulmoni teatrin por do dalë më i bukur. Siç sulmove këndin e lodrave dhe doli më i bukur, siç sulmuat Pazarin e Ri dhe doli më i bukur. Ndaj çdo gjë që ju sulmoni del më e bukur. Artistët i fyeni”, tha Veliaj.

Veliaj Komision (3)

Ai paralajmëroi deputetët se nesër sheshi “Skënderbej” do të marrë çmimin ndërkombëtar si sheshi më i mirë. “Pse ke frikë nga mua, a më ftove. Eja nesër me mua që të shikosh çfarë çmimi merr sheshi Skëndërbej. Kryeministri të mori më qafë ty që kur të tha je aktore”, shtoi Veliaj.

Veliaj Komision (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb