NGA: GERILINA KODHELI*
Dorisa Kaçorri është një nga biondet më të këndshme të ekranit shqiptar. Velina e “Fiks Fare” ka realizuar tashmë një nga ëndrrat më të mëdha të fëmijërisë, të ishte pjesë e ekranit dhe rrjedhimisht e famshme. Por tashmë që e ka arritur këtë synim, ambiciet e saj janë edhe më të mëdha. E teksa të gjithë presin ta shohin velinën të ndjekë të njëjtën rrugë si Marina, apo Luana Vjollca, të cilat nga mini-skena e “Fiks Fare” u transformuan në dy prezantuese të rëndësishme të “Top Channel”, Dorisa ka një tjetër qëllim. Bukuroshja na tregon se të ardhmen e saj e sheh në kinematografi, pasion për të cilin duket se është e gatshme të bëjë çdo sakrificë. Je tashmë një nga vajzat më të pëlqyera e të njohura të ekranit.

Pas kaq kohe, si ndjehesh për famën që ke arritur?
Jam shumë e lumtur që më në fund arrita atë që kisha ëndërruar për shumë vite me radhë, bëra realitet ëndrrën time të fëmijërisë. Të jesh e famshme është si një kartmonedhë me dy anë, varet se cila anë të merr, e pëlqyer nga publiku ose jo. Ndihem e lumtur që tek teleshikuesit kam krijuar një opinion të mirë.

Të qenit velinë ishte synim, apo një trampolinë për një ambicie më të madhe?
Të qenit velinë, në fillim kur u përzgjodhëm si velinat e “Fiks Fare” ishte një synim që me shumë punë dhe përpjeke e arritëm. Më pas, me kalimin e kohës u bë një trampolinë për të arritur sa më lart, sepse të qenit velinë e ka një afat skadence, ku gjithçka përfundon aty.

Cilat janë planet që ke për të ardhmen. Mendon të bëhesh prezantuese, të kesh një emision tëndin, apo diçka tjetër?
Plane për të ardhmen kam shumë në mendje, nuk e di sa prej tyre mund të realizohen. Premisat për momentin i kam jashtë Shqipërie, aty ku do të vazhdoj dhe studimet e larta në lidhje me degën time të preferuar, që ka të bëjë pak me modën. Po ndoshta gjërat munden të ndryshojnë dhe gjatë rrugës. Akoma nuk kam vendosur një verdikt përfundimtar.

Për shkak të televizionit e ke lënë pas dore modelingun? Të mungon?
Modelingun kam afërisht gati dy vjet që nuk e ndjek më, për shkak të punës. Më mungon shumë, sepse kanë qenë hapat e mi të parë që kam ndjekur në modeling, por në Shqipëri janë shumë pak agjenci të mirëfillta që përkujdesen ndaj modeleve. Shumica prej tyre i shfrytëzojnë, i përdorin si të ishin plaçkat e tyre dhe në fund nuk i japin as pagesën e një sfilate. Nuk i vlerësojnë modelet për atë që janë, prandaj më vjen më shumë keq.

Me Gean si i keni marrëdhëniet? Ka xhelozi mes jush?
Gea nuk është vetëm një kolege pune, për mua është një mike shumë e mirë sepse mes nesh ndajmë gjithçka. Asnjëherë nuk e kemi parë njëra-tjetrën si kolege, por gjithmonë mike shumë të mira, sepse ne jemi njohur më përpara se të bëheshim velina të “Fiks Fare”. Kemi konkurruar të dyja së bashku dhe fituam të dyja së bashku. Xhelozi midis nesh nuk ka pasur kurrë, sepse ne kemi qenë një kopje e vetme.

Po me prezantuesit? Ka raste që ju bezdisin më shumë nga sa duhet, apo që kanë bërë ndonjë batutë që të ka bërë të ndjehesh keq?
Me prezantuesit kemi marrëdhënie shumë të mira, si një familje e madhe. Është stafi më i mirë, ndihesh vetvetja. Janë të gjithë të bashkuar si një familje. Nuk besoj të ketë staf tjetër si i yni.

Aktualisht je me pushime? Ku dhe me kë?
Aktualisht jam me pushime në Vjenë, tek familja ime, tek nipi im. Po rikuperoj kohën e humbur të gjithë këtyre muajve që nuk kam mundur të jem me ta për shkak të punës.

Dashuria?
Tani vëmendja e meshkujve nuk të mungon.

E ke gjetur personin e zemrës?
Dashuria për mua është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në jetë. Përjeton emocione që nuk mund t’i përshkruash. Gjithmonë kam ëndërruar një dashuri si e prindërve të mi, që edhe pas 30 vitesh martesë ata duhen si ditën e parë të njohjes së tyre. Akoma nuk kam gjetur personin ideal të jetës time, uroj të jetë një lidhje e shëndetshme si ajo e prindërve të mi.

Çfarë kërkon Dorisa nga personi ideal?
Personi ideal për mua duhet të dijë të respektojë femrën që ka përkrah, të ketë besim, i dashur, por në të njëjtën kohë dhe serioz. Të dojë familjen, sepse për mua familja është gjëja më e shenjtë. Dhe do doja të ishte besnik, sepse tradhtinë nuk do ta falja kurrë për asnjë lloj arsyeje.

Të kanë bërë ndonjëherë ndonjë propozim të paturp? Po të çuditshëm?
Propozim të paturp?! Jo, nuk ka pasur një propozim tillë. Për mua çdo propozim është i çuditshëm, sepse mendoj që nuk ka më propozime nga ato të dashurisë së vërtetë, ku mashkulli i shkonte shumë kohë nga pas një vajze dhe i vinte turp që t’i fliste, ose mundohej të gjente mënyrën e duhur për t’i bërë propozimin me një trëndafil në dorë, duke i kërkuar të bëhej e dashura e tij. Ka humbur kjo traditë. Në kohët e sotme kanë ndryshuar gjërat, propozojnë femrat të parat. Përsëri mua më pëlqejnë më shumë traditat e para, ku mashkulli të vinte me një trëndafil e të përulet për tu bërë e dashura e tij.

Çfarë mendon për trendin e vajzave të sotme të cilat lidhen me politikanë, apo biznesmenë?
Unë personalisht të lidhesha me politikan, ose biznesmen të martuar, ose në moshë të madhe, nuk do ta bëja kurrë në jetë. Do preferoja të dilja të punoja shitëse, ose çfarë të më jepej mundësia dhe me dinjitet, sesa të zgjidhja rrugën më të shkurtër për të pasur disa rroba firmato, ose për të dalë një fundjavë në lokalet e natës. Sa për femrat që kanë zgjedhur këtë rrugë në jetën e tyre, nuk do i paragjykoj, sepse si fillim nuk jam askush t’i drejtoj gishtin dhe të flas e t’i paragjykoj. Nuk e di se për çfarë arsye kanë zgjedhur që të ndjekin atë rrugë, por mendoj se është gjendja e keqe ekonomike që ka prekur një pjesë të madhe të njerëzve, ose inati dhe ego që kanë femrat midis tyre, se kush ka veshje më të bukura. Por asnjëra nga të dyja këto zgjedhje për mua nuk janë të tolerueshme, por gjithsecili i bën vetë llogaritë e tij në jetë, se deri në çfarë pike arrin.

Do zhvisheshe nudo për famë, apo për ndonjë arsye tjetër?
Të zhvishesh nudo për famë është zgjidhja më e shkurtër që mund të bësh. Nuk parapëlqej të përgojohem në media për diçka të tillë. Do zhvishesha nudo nëse do të xhiroja një rol kryesor, ku detyrimisht duhet ta bëja atë skenë. Pse jo, do ta bëja…

Kjo do të thotë që pretendon një karrierë në aktrim?
Deri tani kam realizuar dy filma me metrazh të shkurtër dhe më pëlqen aktrimi. Por akoma nuk kam vendosur, sepse nuk kam diçka konkrete që ta bëj publike. Ekzagjeron Kallashi
(ed.me/summerpagges/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: