SHKODER- Velipoja është gati për pritjen e turistëve vendas e të huaj, e kjo është konfirmuar në çeljen zyrtare të sezonit turistik. Në një festë të organizuar në qendër të plazhit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka shprehur pritshmëritë e larta për këtë sezon të ri veror.
Edhe pse temperaturat janë ende jo të larta, plazhi i Velipojës, tashmë ka pritur turistët e parë ditor, ndërsa prioritet për këtë vit është rritja e cilësisë së shërbimit.
Me rastin e hapjes së sezonit turistik në Velipojë, Bashkia e Shkodrës organizoi një aktivitet fizik, me koncert festiv, panair artizanati, si dhe ndeshjeve futbolli, handbolli dhe volejbolli.
(BalkanWeb)