Një 40-vjeçar është plagosur me armë  zjarr gjatë ditës së sotme në Velipojë. Sipas policisë, arma të cilën mbante i plagosuri ishte me leje.

Pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar  për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa nuk jepen detaje për shëndetin e tij.

“Më datë 09.12.2018 , rreth orës 16:20 në Velipojë, shtetasi E. L. 40 vjeç, në banesën e tij është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë të cilën e mbante pa leje. Shtetasi E.L është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: