Aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj, ka ndarë me banorët e Big Brothër VIP, një histori interesante, teksa u tregoi atyre se si i kishte shkruar në rrjetet sociale, Instagram, yllit portugez Kristiano Ronaldo.

Bëhet fjalë për disa vite më parë, kur Donaldi kishte vendosur një skedinë dhe kishte parashikuar se në finalen e Botërorit do të shkonte Meksika dhe Portugalia.

“Hodha njëherë një skedinë për Ronaldon, dhe i shkrova e i thashë: “Vëlla të lutem mos më lij në baltë. Skedina ishte që do të dilte Portugali-Meksikë në finale dhe do të fitonte Portugalia, ia çova Ronaldos dhe ai as më kthehu përgjigje asgjë”, deklaroi Donald Veshaj.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: