DURRËS

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ka kanosur për të vrarë babain e tij të verbër. Falë telefonatës së motrës në numrin 112 dhe reagimit në kohë të policisë është parandaluar ngjarja e rëndë në familje.

Në Sallën Operative të DVP Durrës, ka mbërritur telefonata nga një shtetase se vëllai i saj në Rrashbull kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë  të atin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuara menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë  për ta vrarë

Policia ka negociuar me shtetasin S.Z., që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.

Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për “Dhunë në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb