Enkeleda Çapoku, e cila u vra nga kunati Erdet Çapoku mesnatën e 9 Janarit në zonën e Paskuqanit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me bashkëshortin e saj disa orë përpara krimit të rëndë.

Kunata e viktimës, Hajrie Fjolla, e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, ka rrëfyer se çfarë i kërkoi bashkëshorti Enkeledës.

Kunata E Enkeledes
Kunata E Enkeledes

Ajo thotë se Eltoni kërkonte që Enkeleda të tërhiqte kallëzimin që kishte bërë ndaj vëllait të tij, Erdetit, pasi nuk merrte dot leje nga burgu.

Hajrie Fjolla: Enkeleda hyri direkt tek shtëpia ime, nuk vajti te shtëpia e vetë. Nga ora 17:00-17:30, e mori bashkëshorti, Eltoni, në telefon, edhe i tha ‘Enkeleda të lutem shko tërhiq denoncimin se mos të bëjë gjë Erdeti ty edhe vajzës, se s’të mbroj dot se jam në burg’.

Spartak Koka: Cilin denoncim të tërhiqte? Këtë të cilin ne përmendëm? Denoncimin që kishte bërë Enkeleda ndaj Erdetit?
Hajrie Fjolla: Edhe tha pse ta tërheq denoncimin se kam frikë ta tërheq se më ndjek ngado. Edhe ai ‘tha të lutem se do t’i bëjë ndonjë gjë vajzës dhe nuk të mbroj dot’. Edhe ditën e hënë, unë bashkë me Enkeledën ishim në Komisariatin Nr.5 në Kamëz. Ai nuk priti që ne të shkonim të tërhiqnim denoncimin…

Spartak Koka: Do iknit të hënën në Kamëz? Përse?
Hajrie Fjolla: Që të tërhiqnim denoncimin. Nga frika që mos i bënte gjë vajzës dhe Enkeledës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb