ITALI

‘Për mua Cesare nuk ka vrarë askënd. Nuk është fajtor, por një viktimë. Ai është dënuar në mungesë’. Kështu thotë Vincenzo Battisti, vëllai i madh i terroristit Cesare Battisti i arrestuar në Bolivi dhe i ekstraduar në Itali.

’Nëse vëllai im do fliste do rrëzonte politikën. Nuk kanë dashur kurrë që ai të flasë sepse të gjithë janë të kompromentuar’, shton ai.

‘Vëllai im- thotë në intervistën e dhënën për Messaggero- është fajësuar gjithmonë në mungesë dhe është betuar që kurrë nuk ka vrarë njeri, nuk ka arritur kurrë të mbrohet dhe të gjithë kanë hedhur akuza ndaj tij për të shpëtuar veten”.

Arrestimi? Është një padrejtësi, po e akuzojnë për gjëra që si ka bërë. Torreggiani, për shembull më parë ka thënë që Cesare nuk ishte, më pas ndryshoi version’.

‘Ajo që më zemëron më shumë është që gjithmonë janë përpjekur të baltosin dhe akuzojnë vëllain tim, ndërsa për fashistët që kanë vrarë dhe qëndrojnë në Brazil, asnjë si kërkon’, shton Vincenzo Battisti, duke nënvizuar që do të marrë një avokat dhe do t’i qëndrojë pranë Cesare’.

Më pas Vinceszo sulmon ministrin e brendshëm dhe zëvendëskryeministrin Matteo Salvini: Është një fashist, bën mirë të shkojë të arrestojë miqtë e tij në Brazil’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb