Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur Gramoz Ruçit lidhur me fjalimin e tij sot në Kuvend dhe zgjedhjen e Artur Metanit, vëllait të deputetes Eglantina Gjermeni në krye të ILD.

Ai thotë se Kuvendi po zgjedh vëllezër, kunetër dhe farë e fis të Rilindjes në krye të institucioneve të drejtësisë, dhe e kthejnë kastën në sekt kusarësh. Ndërkohë Ruç deklaroi sot se “Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste”

Po ashtu Vasili thumbon Ruçin duke i thënë se gjithmonë ja ka parë hairin kastave duke mos ua prishur terezinë asnjëherë.

 

STATUSI I PETRIT VASILIT

Gramoz Ruci tha sot se :

“Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste”.

Po Gramoz po!

Zgjidhni vellezer e kuneter e fare dhe fis te Rilindjes ne krye te institucioneve te drejtesise, qe jo vetem i sherbejne e jane gjymtyret e kastes,por kesisoj kasten e kthejne ne sekt kusaresh dhe tradhetaresh.

Por ti Gramoz je gjithmone ne rregull.

U ke pare hairin gjithmone kastave dhe nuk jua ke prishur ndonje here terezine atyre.

Edhe me kete kasten rilindase njelloj si me te tjerat je.

Ndaj mos harro futi nje fjalim nje here ne 6 muaj per te lare duart dhe ne fund futi nje : Rrofte kasta….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb