Vëllai i Armando Maradonës, Hugo Maradona, i ka hyrë politikës dhe vitin tjetër do të kandidojë për rolin e kryetarit në një nga komunat e Napolit në Itali.

Hugo do të kandidojë përkrah Catello Marescas i cili udhëheq të djathtën në Napoli dhe do të hedhë kandidaturën për kryetar bashkie. Hugo zbriti në terren për të takuar individë të ndryshëm, por pas kësaj plasën menjëherë polemikat.

Një gazetar iu drejtua vëllait të Maradonës me pyetjen: “A është marifet elektoral që po përdoret emri juaj për vota”, dhe Hugo iu kthye keq duke i thënë: “Kush ju ka dërguar? Unë nuk jam Diego, jam Hugo”.

Hugo Maradona 2

Ky debat ka bërë bujë të madhe në Itali pasi vëllai Maradonës akuzohet se do të shfrytëzojë reputacionin e ‘’Pipe De Oro’’ për të fituar vota. Gjithsesi, duket se Hugo është i vendosur për të vijuar me ambicien e tij politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb