PRISHTINE- Vëllai i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj deklaroi se Serbia duhet ta kuptojë që Kosovën nuk mund ta ndalë askush në rrugën e saj perëndimore.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Haradinaj shtoi se disa media qeveritare në Serbi, të cilat sipas tij, po i akuzojnë shqiptarët si terroristë.

“A ka ma terroristë se qeveria e tyre. Ata i vranë te rinjtë serb në lokalin Panda në Pejë, që me i akuzuar shqiptarët si terrorist. Ata i terrorizuan bashkëvendësit e mi në emër të krimit që vet e bënë. Po nuk kanë faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë një të vërtetë. Kosovën dhe rrugën e saj perëndimore s’munden me ndal kurrë dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbaj për vete”, ka shtuar Haradinaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: