Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku 57-vjecari Demir Backa është qëlluar për vdekje nga një automjet në lëvizje.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën. Ai po ashtu është pronar i një lokali në qendër të Fierit ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë. Medi Backa u vra në masakrën e Levanit. Ai njohej ndryshe si Buc Backa. Ai u vra së bashku me 23 persona të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur pak momente më parë në Bypassin e Fierit.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: