Është nxitësja e një vrasje të ndodhur në Passo Ripe, në provincën e Ankonës, Itali 6 vjet më parë. Suela Arifaj, 27 vjeçe u arrestua nga policia në San Giovanni Teatino dhe ndodhet tashmë në burgun e Chietit, pasi duhet të përgjigjet për bashkëpunim në vrasje.

Për gjykatësit, Suela është një nga përgjegjësit për vrasjen e tregtarit Luigi Taurino, 36 vjeç, e ndodhur më 20 tetor të vitit 2011.

Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar me 14 vjet burg dhe urdhri është ekzekutuar sot nga policia italiane.

Një krim për të marrë hak për nderin e 27-vjeçares, shumë tërheqëse, fqinje me viktimën, e bezdisur nga disa ngacmime seksuale nga biznesmeni italian.

Vajza shqiptare është dënuar për shkak se ajo u konsiderua si nxitëse e sulmit ‘ndëshkues’ kundër Luigi Taurinos. Ai u ther në fyt me një brisk.

Që nga momenti i parë i arrestimit, Suela ka mohuar se kishte urdhëruar vrasjen, që ndodhi pas një sherri ku fillimisht tregtari italian u dhunua me grushta në fytyrë.

Për gjykatësit, ekzekutuesi material i vrasjes ishte vëllai i Suelës, 40-vjeçari Myrteza, i dënuar me 23 vjet burg. Sipas mbrojtjes, akti i shqiptarit duhet të ishte vetëm një paralajmërim për biznesmenin, për çnderimin e bërë ndaj motrës.

Dënim me 14 vjet për Jetmir Markun, 29 vjeç, vëlla gjaku nga dy Arifajt, i akuzuar se kishte marrë pjesë në sulm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb