Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak mesnatës së të premtes ka pasur një të shkuar problematike.

Ishte vetë Buta, që gjatë një interviste për T7 në vitin 2018, foli për të shkuarën e errët të vëllait të tij. Ai rrëfeu se Qëndrim Januzi kishte bërë 3 vite burg për tentativë vrasje dhe ishte liruar në vitin 2016.

Pas njoftimit të lajmit të vdekjes së 30-vjeçarit, ka reaguar reperi i njohur Fero. Artisti dukej se e ka pasur mik të ndjerin teksa ka postuar në InstaStory një foto ku shihet krahë tij dhe shkroi: “Allahu n’xhenet vlla”.

Whatsapp Image 2022 05 29 At 9.45.01 Am
Whatsapp Image 2022 05 29 At 9.45.01 Am

Disa pamje të rënda janë publikuar nga momenti i plagosjes së vëllait të reperit Buta. 30-vjeçari shihet i shtrirë në tokë ndërsa efektivi që e plagosi i qëndron me armë mbi kokë.

Qëndrim Januzi dyshohet se vrau bashkëmoshatarin me 5 plumba në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Ai tentoi të largohej nga vendngjarja, por u pikas nga disa efektivë policie që ishin rastësisht aty, duke transportuar një të arrestuar në paraburgim. Policët e veshur civil vunë re Qëndrim Januzin me armë në dorë dhe i kërkuan të ndalojë, por 30-vjeçari i drejtoi armën.

Qendrim Januzi Buta Gazmend Hyseni1 500x281
Qendrim Januzi Buta Gazmend Hyseni1 500×281

Në këtë moment, një nga efektivët e qëlloi me plumb duke e plagosur. Sipas Kirurgu Leminot Salihu, i cili kreu ndërhyrjen kirurgjikale, deklaroi se i dyshuari është dërguar në QKUK rreth orës 02:00 dhe “ka konstatuar se plumbi ka hyrë në shpatullën e majtë dhe pastaj ka vazhduar në qafë, ku ka shkaktuar frakturë të nofullës së poshtme”.

Më pas, sipas mjekut, plumbi i ka depërtuar në gjuhë dhe ka dalë në buzën e sipërme. “Pacienti kishte gjakderdhje, është ndalur gjakderdhja dhe është bërë përpunimi i plagës”, tha ai. 30-vjeçari pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale javën e ardhshme./PanoramaPlus/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: