TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e këngëtarit Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi. Vëllai i këngëtarit, Reneo Lushaj ka pësuar aksident me makinë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Lajmin për aksidentin e njofton vetë këngëtari në instagram.

“Do doja me gjithë shpirt me gjak me gjithçka cfare kam te isha une i aksidentuar ne vendin tënd sepse gjithmonë tek njerëzit e mire ndodhin te tilla raste . Unë dhe familja, shoqëria, koleget e tu te punës po presim qe ti ta hedhesh ketë tragjedi. Vellai im i shtrenjte Reneo Lushaj. Te gjithë lutemi për ty sonte. Allahu do te ndriçoje rrugën tende dhe do bohesh mire”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: