TIRANË

Familjarët e viktimave të “21 Janarit” vijojnë të besojnë te drejtësia, edhe pas 10 vitesh nga ngjarja tragjike.

Xhaxhai i viktimës Aleks Nika tha për gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj, se pa u reformuar plotësisht drejtësia shqiptare, nuk do të ketë drejtësi as për ata. Sa i takon shpalljes së viktimave “Dëshmorë të Atdheut”, xhaxhai i Nikës u shpreh se ky është një vlerësim që bëhet nga shteti shqiptar.

“Shpallja “Dëshmorë Atdheu” është vlerësim që i bën shteti shqiptar këtyre që u vranë padrejtësisë në rrugë nga bandat e Berishës. Ne nuk kemi kërkuar drejtësi nga kryeministri dhe qeveria, por e kërkojmë nga drejtësia shqiptare, që është në reformim e sipër dhe pa u reformuar plotësisht drejtësia nuk do të ketë drejtësi për ne. Pa u larguar edhe ata që janë të inkriminuar, në korrupsion politik dhe material, nuk do të ketë drejtësi, se mbrojnë veten dhe ata që i kanë emëruar dikur në sistemin e drejtësisë”, tha xhaxhai i të ndjerit.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, tha shkurtër për mikrofonin e “News24”, se “Drejtësia vonon, por nuk harron”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb