Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec dha sot masën e sigurisë, “arrest me burg” për 44 vjecarin Olsi Çekiçi i njohur ndryshe si “Lorja”.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak edhe të masave ndaj COVID-19.

Pas kësaj ngjarje makabre, Olsi Çekiçi është braktisur nga familjarët dhe të afërmit e tij, edhe gjatë seancës së sotme në sallë nuk ka patur familjarë të Olsi Cekicit, avokati mbrojtes i tij është Sokol Mihali, prokuror Gjergj Ceka ndërsa gjyqtare Luljeta Kolonja.

Sipas burimeve, 44 vjeçari ishte i qetë dhe nuk ka shprehur pendesë. Ai ka dhënë para gjykatës të njejtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit. Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjete te forta të të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44 vjeçari po i priste kokën.

“Vëllai më goditi i pari, unë vrava nënën”, mësohet të ketë thënë në gjyq.

Gjatë deklarimeve të tij të mëparshme ai nuk ka shprehur pendesë duke thënë se kjo gjë “një ditë do të ndodhte”.

Nga ana tjetër burime konfidenciale bëjnë të ditur se nëna e vajzës dhe ish bashkëshortja e Olsi Çekiçit e cila momentalisht ndodhet në Itali kërkon të marrë kujdestarinë e vajzës së saj.

E gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti babë-bijë për një aparat celular, sipas të afërmve të Olsi Cekicit, 44 vjecari ka dashur të vrasë vajzën e tij por ka ndërhyrë nëna e cila ka mbetur e vdekur në vend.

Në tentativë për ta shpëtuar ka ndërhyrë edhe vëllai i Cekicit por pavarsisht kësaj ai nuk ka mundur të shpëtojë nënën e tij duke përfunduar i lënduar edhe vetë në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.

Pas gjithë kësaj 44 vjecari preu kokën e nënës së tij dhe ja vari në porten e shtëpise.

Kanë qënë shërbimet e policisë të cilët gjetën në vendin e ngjarjes Olsi Cekicin së bashku me mjetin prerës (draper).

Mësohet se gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë ndërsa fjalët e tij pas krimit sipas policisë ishin “gjaku është me magji”.

Olsi Cekici vuan nga probleme të shëndetit mendor e gjithashtu është përdorues i lëndëve narkotike.

Ështe një person me precedente të mëpareshëm penal,i cili ka qënë i burgosur në Itali për drogë dhe më pas ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb