SARANDE- Vrasja e 43-vjeçarit Alket Muho në Memaliaj ka krijuar përplasje edhe në Sarandë, pasi motra e një autorëve është kryetare e Njësisë administrative Ksamil.

Ndaj, duke u nisur nga ky fakt Partia Demokratike në Sarandë ka kërkuar që Valbona Oruçi, motra e 59-vjeçarit Hetem Muho, të shkarkohet nga detyra. Sipas PD-së, ky vendim të jetë në fuqi deri sa të zbardhet ngjarja.

Kujtojmë se Alket Muhon u gjet i vrarë me plumba pas koke më 6 shtator në Rabie të Memaliajt, ndërsa për krimin në fjalë janë arrestuar Hetem e Dino Muho (Babë e bir). Shkak i krimit dyshohet se është një konflikt i vjetër pronësie.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb