Konflikti në Armeni i hoqi të drejtën Shqipërisë të zhvillonte një test miqësore përpara dy sfidave kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Federata Shqiptare e Futbollit nuk rrezikon sërish, për të gjetur një kundërshtarë përpara dy sfida të fundit në Ligën e Kombeve, por gjen mirëkuptimin me Kosovën në vëllazëroren e radhës, për të përgatitur si duhet ndeshjet kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Fshf
Fshf

Fillimisht ishte UEFA ajo që bëri publike këtë akord, ndërsa së fundmi FSHF bëri publike edhe axhendën e plotë. Në pamundësi për të zhvilluar miqësoren kundër Gjibraltarit më 11 nëntor, siç ishte në program, e cila është anuluar për shkak të masave kufizuese që ka sjell pandemia COVID-19, dy federatat kanë gjetur mirëkuptimin për zhvillimin e një miqësoreje më 11 nëntor në “Elbasan Arena” në orën 17:00. Kjo pritet të jetë një test shumë e rëndësishme për trajnerin Edy Reja, për të parë nga pranë gjendjen e lojtarëve dhe për të krijuar një ide më të qartë për grupin që luaj në dy sfidat e fundit në shtëpi në Ligën e Kombeve (15 nëntor me Kazakistanin dhe 18 nëntor me Bjellorusinë).
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: