Vëllaznimi shkruan historinë teksa fiton për herë të parë Ligën Unike në Basketboll. Ekipi nga Gjakova mundi 91-88 Sigal Prishtinën në shtesë, ndërsa koha e rregullt kishte përfunduar 78-78.

Vëllaznimi ishte më mirë në periodën e parë, duke fituar 25-20. Çereku i dytë u fitua nga prishtinasit 17-20, me ekipet që shkuan në pushimin e madh në shifrat e përgjithshme 42-40 për gjakovarët.

Rivaliteti ishte i lartë edhe në periodën e tretë, por Prishtina u tregua më e saktë, duke e marrë periodën 17-22, për të kryesuar 59-62 pas 30 minutash lojë. Prishtina shkoi deri në +10 pikë por asgjë nuk kishte mbaruar ende, pasi edhe pse po kryesonte 77-78. Katër sekonda nga fundi, Arian Azemi, realizoi vetëm njërën nga dy gjuajtjet e lira për barazim 78:78.

Vëllaznimi bën gjithçka mirë në shtesë dhe  ia doli të marrë 5-minutëshin 13-10, ndërsa fitoi ndeshjen me shifrat e përgjithshme 91-88. Ky sukses është historik për këtë ekip edhe për një arsye, pasi  është i pari trofe pas 29 vjetësh, që kur në vitin 1996 e fituan Kupën e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb