Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Duke folur për infektimin e vëllezërve Edmond dhe Robert Budina me Covid 19, Duma thotë se historia është disi e dyshimtë.

Demokratja tha se beson atë që regjisorët thonë vetë, ndërsa shprehet se pas publikimit të lajmit nga vetë Rama qëndron djallëzia e tij, qëllimi që ka për të ndaluar tubimet e njerëzve, duke i frikësuar me faktin se: Po të dalësh të tubosh, infektohesh.

“Është e dyshimtë…Nuk janë rastësi disa gjëra, janë ligësi, janë të qëllimshme. Ata janë dy personalitete që identifikojnë jo vetëm artistin por edhe qëndresën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Kjo aleancë bëri sakrificën e vetë sidomos në momentin e fundit të shembjes që ndodhi në kohë pandemie. Mënyra e shembjes së teatrit ishte si hajnat, do të kishte thënë folku kombëtar. Këta njerëz që sot gëzojnë respektin e shqiptarëve janë sot njëlloj simbolike me disa elementë, të artistit, qëndrestarit etj, ideja është për të kaluar te marketimi apo reklama negative se këta që shiten sikur, janë ndërkohë ata që përhapin infeksionin. Ne të gjithë e dimë kush është Edi Rama, është djallëzia e marketingut, e ekranit dhe batutës.

Kam bindjen e plotë që ai nuk qeveris, por përrallis. Ka marrë komplet stilin e periudhës komuniste, harxhon 1 mld për Parkun Rinia, mbledh njerëzit aty…unë besoj ata vetë në deklarimet e tyre se sa të besoj kryeministrin. Qëllimi Ramës i përgjigjet dyshimit tim. Ai ka qëllim t’ju thotë njerëzve mos u mblidhni në tubime se do infektoheni. Nuk thotë mos u mblidhni për aferën e Parkut Rinia që u përmbyt, por mos u mblidhni te vëllezërit Budina që gëzojnë respektin tuaj. Ai do të kapë cdo gjë, do të kapë komisionet, do të heqë koalicionet, do të kapë dhe bëjë pis çdo gjë sepse është i shqetësuar. Kambanat për Edi Ramën kanë rënë, ai sot është edhe kundër ndërkombëtarëve dhe amerikanëve”,- tha Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb