Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me lajmin se janë infektuar me koronavirus dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina.

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD e cilëson një turp për Ramën, që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private për dy artistët e njohur.

“TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.

Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.

Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij”, shkruan Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb