Muzika e Rino Gaetanos është kolona zanore e triumfit të Giorgia Melonit. Liderja e “Vëllezërit e Italisë” (Fdi) është pritur me ovacione teksa mbërriti në skenën e ngritur në Hotel Parco dei Principi pas orën 23:00 kur u mbyllën edhe zyrtarisht qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Ajo hyri nën ritmet e këngës më të famshme te kantautorit italian, “Qielli është gjithmonë më blu” dhe Meloni nuk nguroi as ti këndonte vargjet.

Ndërkohë, menjëherë më pas nisi kënga ‘A mano, a mano’, një tjetër sukses i madh nga Rino Gaetano.

Përqafime, përkëdhelje pas shpine dhe lot të shumtë emocioni për të pranishmit, të cilët përshëndetën kryetaren e Fdi me thirrjet në kor: “Giorgia, Giorgia”.

Liderja e Fdi-së ia ktheu dashurinë mbështetësve të saj duke tundur tabelën me fjalët “Faleminderit Itali”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb