Vëllezërit korçarë në “Dola te Ola” treguan edhe për marrëdhënien që ata kanë me fëmijët e tyre. Kujtojmë që Stefi ka dy vajza, ndërkohë që Endri është prind i dy djemve.

Teksa në studio u shfaq një fotografi e Stefit me vajzën e tij të madhe Maria kur ajo është bërë nuse, ai pa u menduar dy herë tha, “Është dita më e bukur e jetës sime” .

Vajza e tij është soprano me një talent të madh dhe në mes të muajit qershor ajo dha një koncert në një nga teatrot më prestigjiozë të Evropës në “Konzert
Theater Bern” në Zvicër, ndërsa vajza e tij e vogël nuk ka dashur që të përfshihet në muzikë.

Ndërkohë Endri është baba i dy djemve dhe teksa u shfaq një fotografi e djalit të tij të madh, ai tha se Simone është rritur me sakrifica të mëdha pasi kishte vuajtur divorcin e prindërve në moshën 1-vjeçare, kur ende ishte foshnjë. Ai tregoi se në rritjen e djalit e ka ndihmuar shumë motra e tij. “Tani është rritur dhe kalojmë shumë kohë bashkë, madje ka filluar më bën edhe kritika”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb