Vëllezërit korçarë jemi mësuar t’i shohim kudo bashkë dhe gjithmonë të pandarë, ndaj edhe pa na e rrëfyer ata vetë ne e dimë që raporti dhe marrëdhënia e tyre është e jashtëzakonshme dhe e veçantë.

Stefi është 4 vjet më i madh se Endri, por duket sikur kanë lindur bashkë, ata janë dy por publiku i identifikon gjithmonë si një të vetëm.

Në këtë rrëfim të rrallë ata rrugëtuan nëpër kujtime duke nisur që nga fëmijëria, ku sigurisht që fotografitë ishin të kufizuara dhe ishin përzgjedhur momentet
kyçe që kanë shënjuar në jetën e tyre artistike dhe profesionale.

Gjatë rrëfimit ata treguan se një person shumë i rëndësishëm në jetën e tyre ka qenë gjyshi, i cili i ka rritur dhe është kujdesur për ta. Ata theksuan se kanë patur një marrëdhënie të shumë të mirë me të, madje Stefi tregoi se ka qenë pikërisht gjyshi i tij që bëri të mundur që ai të të futej në shkollën artistike
“Tefta Tashko Koço”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb