Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja e rëndë e dy familjeve në Fier, ku 6 fëmijë të mitur u ngujuan brenda në banesë për shkak të konflikteve mes prindërve.

6 fëmijë janë ngujuar në një banesë në Levan të Fierit, ndërsa nuk pranojnë të largohen nga shtëpia ku kanë jetuar edhe pas divorcit të prindërve të tyre. Familjarë të vëllezërve Ilir dhe Lefter Hila, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë treguar se është tentuar që fëmijët të merren me forcë, ndërsa vogëlushët nuk dëshirojnë të largohen.

Të afërm të familjes tregojnë se policia është futur me forcë për të marrë fëmijët, ndërsa ata u ngujuan në banesë e nuk dilnin prej atje. Fëmijët janë nga 13 më i madhi e 8 më i vogli. Mësohet se njëri prej fëmijëve sot ka datëlindjen e ndërsa kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë.

Babai:

Fëmijët kanë jetuar me mua dhe vëllain tim, na duan dhe i duam shumë ato nuk na etiketojnë dot si të dhunshëm se fëmijët flasin dhe e tregojnë vet por ato u larguan vet, ikën duke thënë se do shohim jetën tonë, e ndërsa i lanë fëmijët dhe na i punuan pas krahëve duke kërkuar në gjykatë kujdestarinë pa dijeninë tonë. Fëmijët nuk kanë dashur të shkojnë sepse jetonin me ne dhe ato nuk u kujdesën kurrë, kam merak për fëmijët pa unë le të vdes që tani.

Halla e fëmijëve:

Nuset e vëllezërve të mi ikën vet sepse marrëdhënia me to dhe vëllezërit ka qenë e mirë, madje ata kujdeseshin për fëmijët edhe pse ato u larguan vet nga banesa për një jetë më të mirë, këtë pohuan. Vëllezërit e mi i lejonin fëmijët te takoheshin me nënat e tyre, i nxirrnin për dreka e darka edhe ish bashkëshortet. Nusja i çonte fëmijët tek lodrat dhe ikte me shokun e vet e fëmijët rrinin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb