ROSKOVEC

Një 37- vjeçar është arrestuar në Roskovec pasi i është gjetur kanabis në banesën e tij në fshatin Kurjan. Saktësisht u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuara kurse Policia tashmë ka shpallur në kërkim edhe vëllain e tij të madh, D.Sh, 39 vjeç.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Y. Sh., 37 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, shtetasit D.Sh., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan, në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb