“Erjoni” sh.p.k ,Tiranë  kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar, me potencial dhe integritet të lartë

 Vend i hapur pune për Inxhinier Preventivues/Kostoist

Detyrat:

  • Kryen rol teknik,organizativ dhe supervisor për projektet në ndërtim;
  • Harton preventivat e objekteve të planifikuara per t’u ndërtuar nga kompania në proces;
  • Rivlerëson preventivat për projekte të porositura nga kompania,pas shqyrtimit të projektit dhe aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike;
  • Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës;
  • Bën përgjithësime dhe nxjerr koefiçentët tekniko-ekonomik që shërbejnë për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
  • Përgatit raportet për parashikimin e buxhetit të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga kompania;18

 

Kërkesat për pozicionin e Inxhinierit Preventivues/Kostoist:

 

  • Të ketë mbaruar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;Autocad,Microsoft Office;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në këtë pozicion në kompani ndërtimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira raportimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup;
  • Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese;
  • Pëparësi kanë kandidatët që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni  CV-në tuaj në: [email protected]  Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb