Teksa të gjithë vendet e botës po përballen me pandeminë e COVID-19, Singapori ka vendosur që të testojë 323,000 punëtorët e huaj që jetojnë në konvikte. Singapori, i cili është marrë si shembull i luftës kundër koronavirusit, është goditur nga një shpërthim i madh i sëmundjes në mesin e punëtorëve të huaj.

Punëtorët, kryesisht nga Azia Jugore, jetojnë në konvikte të stërmbushura – shpesh nga 16 vetë në një dhomë.

Mijëra prej tyre janë vendosur në karantinë, por qindra janë duke dalë pozitivë në testet për koronavirus. Deri më tani, mbi 32,000 punëtorë janë testuar, apo 10 për qind e totalit. Ministri i Zhvillimit Kombëtar, Lawrence Wong, tha se rreth 3,000 teste kryhen çdo ditë. Singapori ka konfirmuar deri më tani 24,671 të infektuar me koronavirus – gati të gjithë punëtorë migrantë – dhe 21 viktima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: