“Përveç Islandës, një tjetër vend i ‘xhuxh’ që po bën progres në futboll është edhe Shqipëria. Por cili është progresi i këtij vendi të brishtë nga Jugosllavia?”- shkruhet në paragrafin e parë të “Football Tribe”, media indoneziane.

“Pjesëmarrja në të parin kompeticion madhor, ‘Francë 2016’, është përgjigjja,”-vijon kjo gazetë. “Pavarësisht se dështoi të kualifikohet për në Botëror Shqipëria ka ende potencial.”

strakosha

Pavarësisht se distanca gjeografike është e largët dhe fakti që ata nuk janë në dijeni të realitetit të Shqipërisë, një gafë e tillë nuk mund të pranohet, pasi askush nuk mund të justifikojë etiketimin si jugosllav dhe ta quajë Shqipërinë si pjesë të ish-Jugosllavisë.

Më tej, shkrimi i “Footbal tribe” tregon për lojtarët që janë më në zë të Shqipërisë dhe kanë të ardhme duke luajtur në Ligat më të forta të Evropës. “Disa lojtarë kryesorë të Kombëtares shqiptare edhe sot janë duke luftuar në Evropë, si Elseid Hysaj (Napoli), Taulant Xhaka (Basel), dhe Armando Sadiku (Levante). Sidomos në sektorin e portierit, ata kanë dy portierë cilësorë në Serie A, Etrit Berisha (Atalanta) dhe Thomas Strakosha (Lazio)”, – shkruajnë ata.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb