Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një propozim të Komisionit Evropian për të vendosur kufij të çmimeve për produktet ruse të naftës.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenca suedeze e BE-së, që njoftoi se ambasadorët e 27 shteteve të BE-së ranë dakord në një takim të sotëm për të vendosur një kufi prej 100 dollarë për fuçi për produktet premium si nafta dhe një kufi prej 45 dollarësh për produktet e nivelit të ulët.

Kufiri i çmimit hyn në fuqi të dielën, ashtu si edhe ndalimi i BE-së për importet e produkteve ruse të naftës.

Ai pason një kufi prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur ndaj naftës së papërpunuar ruse më 5 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: