Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje të Partisë Socialiste, deklaroi se në vendet e para në listën e kandidatëve për deputetë, duhet të jenë të rinjtë.

Rama thekson se koncepti tradicional i rreshtimit të emrave në lista duhet përmbysur, duke shtuar se PS është forca politike që do të qeverisë.

“Skuadra e re do jetë një përpjekje e sinqertë për të pasur energji të reja, burime me prurje të reja, duke rezinuar mirë me nevojën e publikut, për fytyra të reja. Ne jemi forca që qeverisim dhe do të qeverisim. Ne nuk bëjmë skuadër, me sloganet “ta hajë kush ta hajë”, por duhet të garantojmë rezultatet e duhura, në vazhdimësinë e qeverisjes.

Koncepti tradicional i rreshtimit në lista duhet të përmbyset. Është pa kuptim, që udhëheqja të rrijë në krye. Vendet e para në çdo listë iu duhen lënë të rinjve, që nuk janë enturazh në PS, por janë aktorë të rëndësishëm të të gjithë procesit tonë. Fuqizimi i grave, bën pjesë në vizionin tim”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: